Mon, Nov 25, 2024

“S’ka radhë fare, është skemë për ta dërguar në privat”, zbardhen përgjimet e abuzimit tek Onkologjiku

  • PublishedJune 25, 2024

Biseda e dy mjekeve ka dalë në përgjimet e Prokurorisë së Tiranës, ku njëra prej tyre thotë se tek Onkologjiku nuk ka radhë për operacionet e të prekurve me kancer, por është krijuar skemë për t’i dërguar në privat.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha, njëra prej tyre thotë se ka një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe i është thënë se ka shumë radhë.

Pjesë nga përgjimet data 30.11.2023:

S.: Hë moj F. si ke qenë?

F. vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doktor E.N..

S.: Me E. nuk të ndihmoj dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë M. im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë.
Tek Onko me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër por me E. nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, s’pyet për të tjerë.

F.: Po na thanë ka shumë radhë, po dhe kësaj nga zyra do ia kenë sugjeruar.

S.: S’ka radhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t’i sorollatur që t’i dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.



AlbaniaWeb.net