Fri, Nov 29, 2024

“AS” ngre pikëpyetje mbi rinovimin e Sylvinhos: Nuk ka ende firmë mes palëve

  • PublishedJune 26, 2024

Me mbylljen e aventurës së Shqipërisë në Euro 2024, çështja e rradhës që duhet të marrë zgjidhje në kampin kuqezi është nënshkrimi i kontratës për rinovimin e bashkëpunimit mes Sylvinhos dhe Federatës Shqiptare të futbollit.

Shumëkush pret rinovimin e Silvinjos, me presidentin Duka i cili prej kohësh ka nja akord verbal me të. Por sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, nuk ka një firmë mes palëve.
“Në parim, braziliani do të vazhdonte deri në Botërorin e ardhshëm 2026, por realiteti është që në fund të muajit qershor, nuk ka firmosur ende asnjë kontratë të re dhe pasi është parë puna e tij e dukshme me “shqiponjat”, Silvinjo ka ngjallur interes te disa klube europiane”, shkruan “AS”, duke bërë të qartë se e ardhmja e trajnerit në stolin kuqezi mund të jetë në diskutim.

“Vetë Silvinjo u mundua të qetësonte disi tifozët pasi zbarkoi këtë të martë në Tiranë. ”Jam pjesë e projektit. Jam shumë i lumtur për këtë një vit e gjysmë që kam punuar këtu”. Por duket e qartë që në javët e ardhshme, do të vazhdojnë t’i vijnë oferta një trajneri, i cili ashtu si ekipi i tij, ka dalë plotësisht në pah gjatë këtij Europiani”, shkruhej në artikullin e të përditshmes spanjolle.

AlbaniaWeb.net