Thu, Nov 28, 2024

‘Figura të shëmtuara’, ministrja e Shëndetësisë reagon me vonesë për skandalin e Onkologjikut

  • PublishedJune 26, 2024

Drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në , së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi.

Skema abuzive u bë publike nga Prokuroria e Tiranës të martën dhe shkaktoi shumë zemërim mes qytetarëve, të cilët reaguan përmes rrjeteve sociale. Në një reagim publik të mërkurën, ministrja e Shëndetësisë, tha se ka nisur një hetim administrativ për skandalin.

Në një dalje mediave pas mbledhjes së qeverisë Koçiu e cilësoi korrupsionin në bluzat e bardha si “vija e kuqe” dhe punonjësit e mjekët e spitalit të përfshirë në skandal si “figura të shëmtuara”.

“Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria,” njoftoi ajo, duke shtuar se ky hetim “do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim”.

Duke e cilësuar të patolerueshme atë që ka ndodhur, Koçiu paralajmëron amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur, siç tha ajo, “ të forta që ndëshkojnë këdo që e trajon jetën njerëzore si mall shumice në tregun e lirë”.

Ndërkohë, ministrja lajmëroi se ka vendosur të rrisë pagat në sistemin e mjekësisë me 20 mijë lekë mbi pagën për mjekët dhe 15 mijë lekë mbi pagën për infermierët.

Nga ana tjetër opozita ka reaguar duke bërë përgjegjëse qeverinë për fenomenin e korrupsionit dhe akuzon ministrinë e shëndetësisë se nuk ka marrë në kohë për denoncimet për këtë fenonem, duke rrezikuar kështu seriozisht jetën dhe shëndetin e qytetarëve

Grupi parlamentar i  Partisë Demokratike vendosi të mërkurën që të thërrasë në një interpelancë urgjente në Kuvend ministren e Shëndetësisë me pretendimin se ajo dhe pasardhësit e saj në këtë detyrë nuk kanë vepruar në kohë pas dhjetra e qindra denoncimesh për abuzime.

“Sistemi korruptiv buron nga koka, që nga ministri i Shëndetësisë dhe është shtrirë në të gjithë sektorin”, deklaroi kreu i grupit Gazment Bardhi, duke kërkuar që për këtë gjë të mbahen përgjegjës “ata që korrupsionin në sistemin e shëndetësisë e kanë ngritur në sistem”.

Për çështjen reagoi edhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar piramidën e korrupsionit që nuk kursen as të semurët.  Sipas tij, edhe “politika e barnave është një tjetër skemë kriminale korruptive në kurriz të shqiptarëve, duke lejuar futjen në të ilaçeve me origjinë jo të sigurtë me cilësi të ulët dhe pa efekt”.

Në skemën abuzive, sipas prokurorisë Tiranë, janë përfshirë funksionarë dhe mjekë, ndërsa të martën u lëshuan disa masa personal me “ shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje” për ta.

Nga hetimi i kryer nga prokuroria, ka rezultuar se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private. Po ashtu, janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.