Mungon prokurori i çështjes, shtyhet në Apel seanca ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji
Gjykata e Apelit ka njoftuar sot shtyrjen e seancës së parashikuar për nesër ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Përmes një njoftimi për shtyp Gjykata ka bërë të ditur se seanca nuk do të zhvillohet për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes.
“Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju njoftojmë se: Nesër më datë 28.06.2024, ora 10:00, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojmë se seanca nuk do të zhvillohet, për shkak se prokurori ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesë për shtyrje seance, duke parashtruar se për arsye objektive nuk mund të jetë i pranishëm. Për seancën e ardhshme do të njoftoheni”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
AlbaniaWeb.net