Tue, Nov 26, 2024

Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Lezhë, policia sqaron ngjarjen

  • PublishedJune 28, 2024

Një 15-vjeçar në Lezhë dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



AlbaniaWeb.net