Sun, Oct 6, 2024

Ndodh për herë të parë në një kampionat Europian, dueli mes Gjermanisë dhe Danimarkës ndërpritet prej… rrufeve

  • PublishedJune 29, 2024

Sfida e dytë e fazës së 1/8-ave mes Gjermanisë dhe Danimarkës është ndërprerë për disa minuta nga gjyqtari anglez Oliver.

Kjo gjë ka ndodhur për shkak të një rrufeje e cila goditi fort pranë Dortmundit, duke trembur jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët së bashku me gjyqtarin, me këtë të fundit që vendosi që lojtarët të futen në dhomat e zhveshjes.

Kushtet atmosferike u rënduan më pas, me fushën e Dortmundit që më pas u godit dhe nga breshëri.

Kjo është hera e parë në historinë e Europianit që një ndeshje ndërpritet për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.



AlbaniaWeb.net