Thu, Nov 28, 2024

“Ishte një ndeshje e egër”, Nagelsmann përkëdhel “vogëlushët” e tij, Gjermania e kthen në festë

  • PublishedJune 30, 2024

Me statusin e favorites, Gjermania “fluturon” e qetë në çerekfinale mes qiellit të trazuar të Dortmundit. “Panzerat” shtypin edhe Danimarkën në një sfidë spektakolare, me shumë raste për shënim, por dhe me shumë VAR. Ekipi i Nagelsmann siguroi një fitore të pastër 2-0, por në fushë gjërat nuk ishin kaq të thjeshta, me danezët që qëndruan në lojë deri në sekondat e fundit, madje historia mund të ishte ndryshe, ku diferencën e bërë VAR dhe disa milimetra.

Kjo ishte një ndeshje unike e cila si rrallë herë u ndërpre për disa minuta nga moti i keq. Në fraksionin e dytë, Havertz dhe Musiala realizuan dy gola duke siguruar një biletë mes tetë ekipeve më të mira në “Euro2024”.

Nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann: “Ishte një ndeshje e egër. 20 minutat e para ishin më të mirat e këtij turneu, më pas koha e keqe, menduam për një moment se kaluam në dizavantazh, por ndodhi e kundërta kaluam në epërsi. Kai ekzekutoi një penallti perfekte, ndërsa stadiumi na shtyu përpara. Në fraksionin e dytë ishim shumë më mirë, ishte shumë e rëndësishme të mbanim portën të pa prekur”, u shpreh Nagelsmann në konferencë për shtyp nuk i kurseu elozhe edhe për yjet e ekipit, mbi të gjitha për Musiala-n.

()

AlbaniaWeb.net