Sun, Oct 6, 2024

Jo vetëm turistë nga BE, por edhe punonjës në sektorin e turizmit

  • PublishedJune 30, 2024

nga vendet e Lindjes kanë rifilluar të punojnë këtë verë edhe në sektorin e turizmit në Durrës.

Ndërkaq, nuk janë të pakët shtetasit e huaj nga vendet e Bashkimit Evropian, që e kanë gjetur mjaft tërheqës punësimin në të njëjtin sektor.

Të mësuar vetëm me praninë e perëndimorëve si ë në Shqipëri, fenomeni i ri çudit jo pak herë edhe vendasit.

, i cili administron një plazh privat jo larg qytetit të Durrësit, mbeti i habitur kur një klient i huaj, i ofroi ërbimet e tij në fushën e kuzhinës.

, që vjen nga Shtutgarti (Gjermani) u ofrua të përgatiste barbekunë në lokalin tonë gjatë stinës  së verës”, tha Bruno për BIRN, ndërsa më prezantonte me punonjësin e ri.

I qeshur dhe pa komplekse, 62-vjeçari gjerman tha se kishte ardhur për herë të parë në Durrës marsin e kaluar.

“Në vendlindje kam punuar në industrinë e tekstilit, por kuzhina mbetet pasioni im,” tha Antoni për BIRN, teksa përgatiste prushin me qymyr në një qoshe pas banakut.

Toni, siç e thërrasin kolegët e tij më të rinj  në moshë, tregon se e kam marinuar që herët në mëngjes mishin dhe është bërë gati të përgatis shishqebapët.

“Më pëlqen këtu; shkoj shumë mirë me të rinjtë e stafit dhe “avash avash” po mësoj edhe ndonjë fjalë në gjuhën shqipe”, tregon Toni.

Antoni po kërkon një apartament në të njejtën zonë për një periudhë 1-vjeçare.

“Dua të sjell edhe gruan, pasi me siguri do të na bëjë mirë edhe për shëndetin”, tregon ai.

Shumë më i madh numri i të rinjve italianë, të cilët kanë preferuar ti bëjnë praktikat parauniversitare në Durrës.

Brenda një viti, mbi 100 djem e vajza të moshës 18-21 vjeç nga qytete të ndryshme të  vendit fqinj kanë punuar në hotelet, baret dhe restorantet e plazhit, por jo vetëm.

Gabriel Bardheti, që kujdeset për ecurinë e punës dhe sistemimin e tyre tha për BIRN se “pjesa më e madhe sapo kanë mbaruar shkollën e mesme, dhe nëpërmjet programit Erasmus 1, u krijohet mundësia të bëjnë praktikën në vende të ndryshme”.

Sipas Bardhetit, Spanja dhe Portugalia janë vende të preferuara nga programi parauniversitar, por kohët e fundit Shqipëria po shihet gjithnjë e më tepër si një alternativë mjaft e mirë”.

“Recepsioni i hoteleve, shërbimi si kamarierë në bare e ristorante, bashkë me italishten që njihet shumë mirë nga klientët e bëjnë punën e tyre në Durrës mjaft tërheqëse,” tha Gabrieli, duke nënvizuar se disa prej tyre kanë kërkuar të rikthehen përsëri në Durrës, edhe kur periudha 2-4 mujore e praktikës ka përfunduar.

Edhe punëdhënësit e tyre shqiptarë, që fillimisht janë skeptikë, ndjehen mirë me punonjësit e huaj nga , ndoshta edhe prej faktit që pagesat mujore të tyre i mbulon programi Erasmus.

“Ishte e këndshme të punoje me ta,” tha për BIRN, Ismail Saliko, i cili drejton një shtëpi botuese.

“Mjaft komunikues, e shumë bashkëpunues,” tha Saliko për dy vajza e dy djem që punuan në biznesin e tij, duke kujtuar me keqardhje se “në të kundërt djemtë e një shkolle profesionale në Durrës mezi pritën të përfundonte praktika mësimore”.

Vajzat dhe djemtë nga Italia sistemohen në Durrës në kushte mjaft të mira nën kujdesin e programit mësimor europian.

E njejta gjë që nuk ndodh me ata që vijnë nga Azia.

Fatlinda, që banon në Plazh, 6 kilometra në jug të qytetit të Durrësit dhe që jep dhoma me qira, tha për BIRN se “një sipërmarrës vendas i turizmit kërkoi të sistemonte gjatë verës 12 punonjës nga Bangladeshi, vetëm në tre dhoma”.

“Mund të flejnë edhe në krevate me dy kate, si marinarët,” më këshilloi biznesmeni, kur i kujtova se mund të merrte edhe një dhomë tjetër për ta zgjidhur problemin,” tha Fatlinda, e cila në fund e kishte parë më të arsyeshme të mos i pranonte qeraxhinjtë në kushte poshtëruese për ta.

Udhërrëfyesit turistikë në vendin tonë, jo në të gjitha rastet janë shqiptarë.

Aktualisht në Durrës, mjaft grupe që vijnë nga Polonia drejtohen nga guida bashkëatdhetarësh.

Ali Michal ka ardhur për të pestin vit radhazi në Durrës.

“Herën e parë punova si animator për grupet e polakëve, ndërsa tani jam angazhuar si udhërrëfyes  për periudha 4-6 mujore,” tha Aliu për BIRN. “Pjesën tjetër të vitit bëj të njëjtin profesion në zonat turistike malore të Italisë së veriut,” shtoi ai.

31-vjeçari ka lindur dhe jetuar në Varshavë, por pamja e dëshmon qartazi prejardhjen e të atit nga Libani.

Tani që ka filluar të flasë edhe në gjuhën shqipe, djaloshi polak ndjehet mirë mes miqve vendas, por edhe me grupet e polakëve të cilët i shëtit për një javë në , Sarandë, Krujë, etj.

Michal ka përfunduar studimet në degën e marketingut, por historinë e vendit tonë e ka mësuar nga librat dhe nga miqtë e tij shqiptarë.

“Xhino nga Vlora, që ka studiuar në , më ka orientuar shumë për historinë dhe gjeografinë,” shpjegoi ai.

“Më pëlqen më shumë Durrësi se sa ,” shprehet 31-vjeçari që jeton në qytetin bregdetar. “Është qytet i qetë dhe deti e bën mjaft tërheqës”.

Të huajt që kanë mbërritur si punonjës, e jo si pushues, vlerësohen si një aset i ri në Durrës. Punëdhënësit e tyre e vlerësojnë bashkëpunimin e krijuar, duke nënvizuar edhe disiplinën e punës që i dallon të ardhurit nga vendet e Europës së bashkuar.

“Kur bëj krahasimin e tyre me djemtë tanë të shkollës profesionale, e kuptoj ndryshimin që ende kemi me Evropën në mentalitetin e punës,” tha Ismail Saliko.

“Shkollarëve tanë duhet tua kërkosh të kryejnë një , ndërkohë që moshatarët e tyre evropianë e kanë përfunduar atë,” përfundoi Saliko.