Laburistët drejt fitores në Britani! Sondazhet parashikojnë rotacion politik. Konservatorët e Sunak në opozitë
Deri të enjten e ardhshme, do duhet të ndodh diçka e jashtëzakonshme nga ata që mendohet se do fitojnë zgjedhjet, laburistët qe t’i humbasin ato, siç sugjerojnë me kokëfortësi sondazhet e deritanishme të opinionit publik.
Këto zgjedhje mund t’i humbasin vetëm laburistë e opozitës, nëse gabojnë vetë, pasi konservatorët ne pushtet që prej 14 vjetësh, duket se kanë humbur shpresën se do mbijetojnë me tej ne pushtet.
Edhe pas debatit të fundit mes kryeministri Sunak dhe kryeministrit në hije, Sir Kier Stammer, debat qe rezultoi pa fituar, 50-50, faktikisht diferenca mes partive kryesore konservatoreve dhe laburistëve, është me rreth 20 përqind, çka do te thotë një shumice parlamentare prej mbi 200 deputetesh me shumë për laburistëve të opozitës, qe ish kryeministri Boris Johnson e quan Starmagedon electoral, fitoren e udhëheqësit të opozitës Sir Kier Starmer.
Halli më i madh për konservatorët, partia më e vjetër politike në Britani dhe e dyta më e vjetra në botë, është kërcënimi qe u vjen nga krahu akoma me i djathtë se ata në politiken britanike, pikërisht partia” Reforma”, ose ish-partia e Brexit e cila ka sërish në krye të saj babain e saj, Nigel Farage.
Taktika e konservatoreve është te minimojnë apo injorojnë këtë partie, dhe udhëheqësin e saj i cili ka qenë mjaft kontravers me disa deklarata si ajo për Putinin dhe Ukrainën, apo edhe qëndrimet raciste të disa anëtarëve të kësaj partie te cilët shkuan deri ne ofendime për ngjyrën e lëkurës së Kryeministrit dhe fëmijëve të tij, me origjinë aziatike, edhe pse Farage tha se kjo ishte një histori e sajuar.
Konservatoreve, me shumë kërcenim politik u vjen nga kjo parti e cila pritet të marr me më shumë gjasa më shumë votues nga e djathta britanike, dhe konsiderohet si një vote protestë. Kjo pasi, pakënaqësia është aq e madhe mes vete votuesve konservator saqë mundet që votojnë një pjesë edhe për shkak të bindjeve politike më shumë për Partin e Brexit, e të djathtës se forte sesa për Laburistët, e qendrës se majte.
Çështja që mbetet të shihet është; a do mund konservatorët britanike të jenë opozita më e madhe si partia e dytë në parlamentin e ri apo si e treta, nëse vota e protestës dhe pakënaqësia e britanikeve të enjeten e ardhshme ndaj tyre, kalon në nivele te paprecedenta.
AlbaniaWeb.net