Fri, Nov 29, 2024

Mësohen dy çiftet e para çerekfinaliste, finale e parakohshme në Shtutgart

  • PublishedJune 30, 2024

Me fitoren e Anglisë dhe atë të Spanjës janë mësuar kështu dhe dy çiftet e para që do të ndeshen në çerekfinale.

Pas fitores 4-1 të “La Rojas” kundër Gjeorgjisë, skuadra e De La Fuentes do të përballet në Shtutgart përballë Gjermanisë organizatore, më 5 korrik në orën 18:00.

Nga ana tjetër, “Tre Luanët” që triumfuan me vuajtje përballë Sllovakisë, do të luajnë kundër Zvicrës më 6 korrik, po në orën 18:00, në Dyseldorf.



AlbaniaWeb.net