Roza Lati rrëfen ish-banoren me të cilën nuk ka asnjë kontakt pas daljes nga ‘BBV’
Ish-banorja e Big brother VIP 3, Roza Lati ishte pjesë e panelit të Top Arena mbrëmjen e kaluar. Ajo nuk i shpëtoi dot intervistës nga Erjola Doçi e cila kishte përgatitur disa pyetje pikante. Mes tyre ishte edhe ajo se me cilin prej ish-banorëve të “BBV” nuk ka më komunikim.
Roza tha se me Eglën nuk flet, ashtu sikurse e ka bërë të ditur edhe në intervistat e mëparshme.
Biseda në studio:
Erjola: Të kemi parë korridoreve të topit, mos ke ndonjë projekt?
Roza: Momentin që do të kemi diçka konkrete për ta folur dhe gëzuar do të prononcohem për momentin po e lë pezull sepse është më profesionale kështu.
Erjola: Cilët janë banorët me të cilët nuk ke asnjë raport dhe kontakt?
Roza: Ti e di mirë, unë nëse s’kam pasur kohë që të takoj ty s’kam pasur kohë që të takoj të tjerë, në disa festa për çështje bashkëpunimi dhe koincidencë e bukur jam takuar me Françeskën, Fatjonin, gëzoj simpati për të dy.
Erjola: Me kë nuk ke fare?
Roza: Për atë që thashë do të hidhem nga ballkoni.