Thu, Nov 28, 2024

FOTO/ “Shpëtuam nga zilja”, anglezët “shtrëngojnë” Bellingham, është ai heroi i Southgate

  • PublishedJuly 1, 2024

Një kryevepër e Jude Bellingham shpëtoi Anglinë nga turpërimi, një përfaqësuese që vijon të jetë shumë larg statusit si favorite kryesore për të triumfuar në këtë Evropian. “Tre Luanët” jo vetëm që nuk ngjallin frikë, por ndaj Sllovakisë vuajtën jashtëzakonisht shumë, mbase ishin dhe me shumë fat, në një kohë kur sllovakët kaluan të parët në avantazh, ndërsa ishullorët goditen për herë të parë kuadratin pikërisht në minutën e 95-të, me Bellingham që realizoi një super gol duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Britanikët përfituan nga ky moment dhe me fillimin e shtesës ishte kapiteni Harry Kane që me kokë përmbysi rezultatin, një gol që në fund rezultoi përcaktues pasi Anglia fluturon në çerekfinale, aty ku do të përballen me Zvicrën. Në Angli, tifozët, por dhe mediat e përjetuan shumë këtë kualifikim drithërues, i ardhur vetëm në limite.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në raste të tilla, mediat angleze nuk i kursejnë lojërat e fjalëve: “Të shpëtuar nga Bell, zilja”, duke përdorur emrin e Bellingham. Në ishull, mesfushori i Real Madrid shihet si shpëtimtari i Anglisë.

()

AlbaniaWeb.net