“Po mendonim ta hiqnim”, Southgate tregon prapaskenat me Bellingham, “përkëdhel” edhe Harry Kane
Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, ka qenë dhe mbetet në qendër të mediave, pavarësisht se ishullorët arritën të kalojnë për më tej, por ky fakt ka pak rëndësi për të, në fund ekipi i tij arriti objektivin, të kalonin në çerekfinale:
“Jam shumë krenar për lojtarët dhe për shpirtin që treguan. Bellingham u tregua fantastik. Ne po mendonim për ta hequr, por kur e di se çfarë është i aftë të bëjë në ato momente heziton. Jemi të vetëdijshëm se mund të bënim më shumë me topin në këtë ndeshje, por nuk arritëm të gjenim zgjidhje e duhura në pjesën e parë, ndërsa në të dytën bëmë më mirë.
Kane? Është një golashënues i jashtëzakonshëm, po udhëheq ekipin shumë mirë. U tregua fantastik, si një kapiten i vërtetë, ai është një pikë referimi edhe për lojtarët e rinj”, u shpreh Southgate.
()