Diogo Costa i lë “targën” Toldos, por rekordi për penalltitë e pritura mbahet nga një… rumun
Portugalia kaloi në çerekfinalet e Europianit teksa eliminoi nga pika e bardhë e penalltive, Slloveninë. Padyshim, heroi i luzitanëve ishte portieri, Diogo Kosta, i cili priti të tre penalltitë e goditura nga sllovenët duke i dhuruar kualifikimin të tijve.
Gardiani që aktivizohet me Porton, është shndërruar në të vetmin portier në historinë e Europianëve që ka mundur të presë tre penallti radhazi.
Kosta kaloi italianin Françesko Toldon që në Europianin e vitit 2000, priti po tre penallti ndaj Holandës në gjysmëfinale, por me diferencën se njërën prej tyre e priti në kohë të rregullt dhe dy të tjera në serinë e penalltive.
Sakaq, Kosta nuk e pati shansin për të thyer rekordin e portierin rumun, Helmut Duckadam që në finalen e Kupës së Kampionëve të vitit 1986 me Steauan e Bukureshtit, priti katër goditje radhazi të lojtarëve të Barcelonës.