Gafa e BBC, ja çfarë shkruan live në TV për Cristiano Ronaldon pasi humbi penalltinë
Cristiano Ronaldo ishte njeriu i mbrëmjes dje në Frankurt në sfidën mes Portugalisë dhe Sllovenisë.
Një penallti e humbur në shtesë, shumë lot të CR7-ës, kurajo që i dhanë shokët e skuadrës, penallti e realizuar më pas në “ruletën ruse” të 11 metërshave dhe në fund kishte edhe lot gëzimi.
Megjithatë jo të gjithë e panë me këto “sy” performancën e tij mbrëmë.
Ishte BBC që e “thumboi” CR7, pas humbjes së penalltisë në kohën shtesë duke vendosur titullin: “Misstiano Penaldo”, padyshim nota ironie dhe humori, që shkaktoi shumë të qeshura në studio.
Por ish mbrojtësi anglez John Terry sikundër edhe shumë sportdashës nuk e pritën edhe aq mirë këtë etiketim të BBC.
Ai shkroi: “BBC një turp”