“Nuk doni mediat, verboheni si lakuriq i natës në dritë”/ U kërkua me dyer të mbyllura, debate në komisionin e TIMS, Salianji: Nuk ia hidhni dot…
Debati në komisionin e TIMS:
Xhemal Qefalia: Për procedurë e kërkoj fjalën
Salianji: Për procedurë kërkohet fjala jo për muhabet
Qefalia: Je i detyruar të ma japësh dhe kur flas unë duhet të dëgjosh për veprimin që kreve në mbledhjen paraardhëse duhet ta fillosh mbledhjen me një ndjesë publike. Ngatërrove qëllimisht vendin e saj të takimit nga Brukseli në Beograd dhe duhet ti kërkosh ndjesë. Për të mos e zgjatur duhet ta hedhësh në votim për ta zhvilluar seancën sipas kërkesës që bën drejtuesja e SHISH.
Salianji: Kam pasur një shkresë, unë e pash atë ditë që kishte qenë në Bruksel një ditë para, por nuk dua ta kthej në debat se këtë pyetje për Beogradin apo elementë të tjerë e kemi në komision sigurie. Këtu kemi tjetër objekt, gati jam për atë debat. Ajo që dua të them është që nuk i shkon formatit tënd të bësh si punonjës i SHISH se nuk je tipikisht si punonjës i shërbimeve inteligjente. Si sekretar..
Qefalia: Mos i transformoni fjalët, ju lutem shumë kaloni në votim
Salianji: Lutja juaj pranohet. Nuk të shkon të bësh mbrojtësin e shërbimit. Në mendimin tim gabove politikisht që e përmende Beogradin, i intereson dhe drejtoreshës të qartësojë aludimet.
Lefter Gështenja: E nderuar znj.Hyseni, nëse ka gjëra konfidenciale çdo dëshmitar të rezervojë të drejtën të përgjigjet në fund të kësaj seance. A keni dijeni se kush i mbështet, propozuesi underground të drejtuesve të emëruar të drejtorive në vend. Kush janë propozuesit, a është zbatuar ligji, a keni informacion të tillë.
Toni Gogu: Kërkesa juaj duhet të kalojë në votim
Salianji: Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Unë e kam bezdi të rri si lakuriq nate, e kemi bërë këtë. Të heqim mediat, të heqim dritën, të mbyllemi këtu dhe ju mendoni se do t’ia hidhni. Nuk ia hidhni dot. Dëshmitarët vijnë dhe ia kalojnë topin njëri-tjetrit si xhonglera.
AlbaniaWeb.net