Jamie Foxx flet për herë të parë për sëmundjen që për pak sa nuk i kushtoi me jetë
Në një video që tashmë ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe me një datë të pacaktuar, aktori Jamie Foxx shihet duke iu drejtuar një grupi njerëzish në një restorant në Phoenix, Arizona (ShBA), ku u tregon atyre se çfarë i ka ndodhur.
Më 12 prill 2023, Jamie Foxx, pa se jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.
Aktori po xhironte filmin e tij “Back in Action” së bashku me Cameron Diaz kur u shtrua urgjentisht në spital pasi u rrëzua në xhirime
Foxx, 56 vjeç, filloi duke rrëfyer se si një dhimbje koke i ndryshoi plotësisht jetën.
“Shiko, më 11 prill të vitit të kaluar, pata një dhimbje koke të fortë, i kërkova djalit tim (asistentit të tij)… që të largohesha për 20 ditë”, rrëfeu ai, duke pranuar se ‘nuk mban mend asgjë’ nga ajo kohë.
Jamie Foxx was spotted in downtown Phoenix, where he told a small group of people that on April 11th, 2023, he had a bad headache, asked a friend for an Advil, and then woke up 20 days later with no memory of what happened. pic.twitter.com/wIhuvN9hCC
— The Art Of Dialogue (@ArtOfDialogue_) July 1, 2024