Sun, Nov 24, 2024

Pa mjekë në fshat, pa specialistë në qytet: Shëndetësia e paralizuar në qarkun e Beratit

  • PublishedJuly 3, 2024

Nëse një grua është shtatzanë në Skrapar dhe ka ndonjë urgjencë apo është në prag të lindjes, ajo duhet të lutet që kjo të ndodhë ato dy ditë në muaj, që mjeku obstetër-gjinekolog ndodhet në spitalin e zonës.

Në të kundërt, gruaja do duhet të udhëtojë drejt Beratit dhe të shpresojë që gjërat të shkojnë mirë. Por siç thonë drejtuesit e spitalit, prania dy herë në muaj e një mjeku obstetër-gjinekolog është një përmirësim, pasi më herët nuk kishte fare të tillë.

“Dy herë në muaj kemi shërbimin e mjekut obstetër-gjinekolog, i cili më parë mungonte totalisht, ndërsa nga sistemi kemi zgjedhur dhe mjekun pediatër që mungonte,” tha Adela Bakillari, drejtuese e spitalit të Skraparit.

Gjinekologu nuk është specialiteti i vetëm që i mungon Skraparit, ndërsa mungesa e ëve ka prekur thuajse të gjitha spitalet e qarkut të Beratit.

, më i madhi në qark, ka në total 66  mjekë, nga të cilët  58  janë mjekë  specialistë dhe 170 . Mungesa e specialistëve në spitalet e tjerë të qarkut bën që Spitali Rajonal i Beratit të mbajë gjithë peshën për sa i përket vizitave, urgjencave dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërkohë, shërbimi shëndetësor parësor është gjithashtu në krizë nga mungesa e mjekëve dhe në shumicën e kohës, ndihma mjekësore jepet prej infermiereve, edhe këta të paktë në numër.

Në fshat s’ka më mjekë

Prania e mjekut me shërbim të kufizuar, por dhe mungesa totale e tij në fshatra, është një problem me të cilin përballen çdo ditë banorët e njësive administrative të bashkive të qarkut .

Mjekët e familjes janë të pranishëm jo më shumë se tre-katër ditë në javë dhe mungesa e tyre e bën shërbimin parësor të paaksesueshëm nga shumë banorë të fshatrave të Skraparit. Mungesë mjekësh të familjes ka dhe në fshatrat e Kuçovës.

Në fshatin Vëndreshë të Njësisë Administrative me të njëjtin emër në Bashkinë e Skraparit, mjeku i familjes mungon prej gati dy vitesh.

“Kishim një mjek të ri mjaft të mirë, por u largua dy vite më parë dhe nuk kemi më mjek familje në fshat, duhet të shkojmë deri në Bogovë për t’u vizituar,” tha për BIRN një pensionist në fshatin Vëndreshë.

Njësia Administrative Vëndreshë ka tetë fshatra dhe është një zonë me shtrirje gjeografike që ndahet nga Poliçani  dhe kufizohet me fshatrat e Përmetit. Ndonëse është prekur nga lëvizja demografike, zona gjallërohet gjatë verës me rikthimin e banorëve.

Në tetë fshatrat e kësaj Njësie Administrative jetojnë 1000 banorë, të cilët kanë dy vite që nuk kanë mjek parësor.

“Problemi i mungesës së mjekut të familjes është shqetësimi më i madh sot i banorëve”, tha për BIRN Bashkim Yzeiraj, kryetar i Njësisë Administrative Vëndreshë.

Mungesa e mjekëve ka bërë që të gjithë urgjencat në këtë zonë të përballohen nga infermierët.

“Kemi raste helmimesh apo pickime nga insektet, sepse gjithë jeta dhe lidhet me fshatin. Rastet trajtohen me urgjencë nga infermieret dhe më pas dërgohen drejt spitaleve të Skraparit apo Beratit,” thotë Yzeiraj.

Banorëve u është ofruar si zgjidhje që të takojnë mjekun e familjes në Bogovë, gjë e cila sipas kryetarit Yzeiraj vë në vështirësi banorët.  “Është një zonë e madhe, me shumë fshatra, ndaj shërbimet nevojiten në zonë sepse banorët kërkojnë ndihmën e mjekut në çdo kohë. Nuk mund të udhëtojnë për një vizitë deri në Bogovë,” shtoi ai.

Materniteti në spitalin Rajonal të Beratit. Foto: Eriola Azizolli.

Por edhe në Bogovën fqinje situata nuk është më e mirë.  Këtu ka një mjek, por ai ka dalë në pension prej vitesh dhe vazhdon të qëndrojë në me kontrata të përkohshme, edhe pse banon me familjen në Tiranë.

Bogova ka nëntë fshatra dhe mjeku parësor vjen në punë tre- katër ditë në javë dhe veç vizitave të banorëve të nëntë fshatrave ka në shërbim dhe 1 mijë banorët e Vëndershës.

“Shërbimi nga e premtja deri të hënën është i paralizuar, sepse mjeku vjen deri në katër herë në javë, sepse banon të Tiranë,” tha për BIRN , kryetar i Bogovës.

Mungesa e mjekëve në këto qendra pranohet dhe nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor , OSHKSH, institucion që mbulon edhe qarkun e Beratit.

“Në Qendrat Shëndetësore, të cilat ofrojnë shërbimin shëndetësor parësor që mbulon Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kuçovë  dhe Skrapar… ka mungesë të mjekëve, por shërbimi i popullatës me shërbim mjekësor mbulohet nga mjekët ekzistues duke e shpërndarë numrin e banorëve, ku ka mungesë të mjekut tek mjekët e tjerë të qendrës përkatëse apo të qendrës më të afërt”, tha  OSHKSH Elbasan, në një përgjigje zyrtare për BIRN.

Autoritet pretendojnë se numri i mjekëve dhe infermierëve për banorë është brenda normave të miratuara nga ministria. Megjithatë, ndërsa banorët përballen me vështirësi për të marrë shërbimin e mjekut parësor, shifrat tregojnë se në Skrapar ka shtatë  vende vakante për pozicionin e mjekut.

Në mungesë të mjekut banorët i kanë sytë tek infermierët e fshatrave, të cilët shpesh kthehen në për ta.  Por edhe ky shërbim për qendrat shëndetësore të Skraparit ka mungesa në strukturë.

‘’Në qendrat shëndetësore që mbulon NJVSH Skrapar ka mungesë infermierësh, ku aktualisht janë 21 vende vakante,” tha OSHKSH Elbasan.

Edhe në qendrat shëndetësore të Kuçovës ka problematika të ngjashme, ku nga 20 mjekë në organikë janë të punësuar 13.

Mungesa e specialistëve

Largimi i mjekëve specialistë i ka kthyer spitalet bashkiake në qendra pritëse, ku ajo që mund të ofrohet është vetëm ndihma e parë. Në anën tjetër, kjo ka mbingarkuar spitalin rajonal të Beratit, i cili mban gjithë peshën për sa i përket vizitave, urgjencave dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Për rrjedhojë, numri i vizitave në këtë spital është rritur në 57 mijë në vitin 2023 nga rreth 53 mijë të tilla që kryheshin në vitin 2019.

Me shërbime spitalore në 14 pavione dhe 240 shtretër, në Spitali Rajonal të Beratit janë kryer 1171 ndërhyrje kirurgjikale të ardhura nga urgjenca dhe 534 ndërhyrje kirurgjikale të planifikuara gjatë vitit 2023.

Vetë spitali rajonal i Beratit ka gjithashtu mungesë të mjekëve.

“Aktualisht ka dy vende vakante për mjekë në shërbimin e urgjencës”, tha Spitali Rajonal i Beratit në një përgjigje zyrtare për BIRN.

Dhe pse nga ky qark nuk mungojnë të diplomuarit çdo vit në dhe jo publike të degës së mjekësisë dhe specializantët, shumë pak prej tyre kthehen për të shërbyer në këtë spital.

Kjo ka bërë që për katër specialitete të rëndësishme të vazhdohet të mbahen në punë mjekët specialistë të dalë prej vitesh në pension.

“Spitali Rajonal Berat me qëllim vazhdimin e ofrimit të shërbimit ndaj pacientëve, ka miratuar lidhjen e kontratave me afat 6 mujor me katër mjekë specialistë, siç janë pediatria, kirurgjia, anestezist-reanimator dhe obstetër-gjinekolog”, tha spitali në përgjigjen zyrtare.

Dhe pse emrat e mjekëve specialistë  vlerësohen për punën e tyre profesionale, vetë qytetarët e Beratit shprehen se ka ardhur koha që të zgjidhet kjo çështje, pasi mjekët specialistë të dalë në pension nuk mund të mbahen pa fund në shërbim.

Mimoza Bujaraj, drejtuese e organizatës “Mjedisi dhe Komuniteti në ëri” me fokus mbrojtjen e komuniteteve të margjinalizuara, thotë se janë të shumtë qytetarët që ngrenë shqetësimin se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Problematikat në sistemin spitalor në qytet na i përcjellin si për shembull pediatrinë, pasi shohim që mbahen në shërbim ende mjekë që kanë dalë në pension. Ndoshta mjekët e rinj, metodat e reja të punës do të sjellin ndryshim në shërbim për më mirë”, tha Bujaraj.