Mon, Nov 25, 2024

“Pasojat” e menaxherit/ Tayna rikthen “Si Ai”

  • PublishedJuly 3, 2024

Tayna, këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare është rikthyer fuqishëm në skenë dhe po triumfon në të gjitha platformat muzikore. “Si Ai” është projekti i saj muzikor më i ri i cili është kthyer në një hit, ku në rrjetin social “TikTok” është përdorur në mbi 150,000 video deri tani, duke u bërë virale me sfida dhe koreografi të ndryshme.

Ky përdorim pasqyron popullaritetin e këngës po ashtu shumë personazhë të huaj e kanë përdorur ç’ka e kanë bërë këngën të njohur në nivele ndërkombëtare.

Në aplikacionin e famshëm Shazam në Gjermani kënga “Si Ai” është më  e preferuara dhe më e kërkuara me rreth  94,741 here.

Siç e dimë, kënga u bllokua prej menaxherit të saj pak ditë pas publikimit dhe nuk gjendjej në “YouTube”, e “Spotify” mirëpo pasditen e sotme Tayna ka deklaruar se ka bërë të mundur kthimin e hitit në këto platforma.