Rita s’i lë vend imagjinatës, i tregon të gjitha me fustanin transparent në koncert
Rita Ora duket se ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen në koncertin e organizuar nga grupi Girls Aloud në Londër.
Kjo për shkak të paraqitjes së saj që ka lënë çdokënd me gojë hapur, një veshje e njejtë si në një performancë në Hollywood që ajo u paraqit për muajin e krenarisë.
33-vjeçarja ka veshur një fustan transparent, teksa pozon përpara fotografëve para fillimit të koncertit.
Poshtë fustanit ajo kishte veshur vetëm një palë të brendshme, teksa pjesën e sipërme kishte zgjedhur ta ekspozonte.