Sun, Nov 24, 2024

UEFA nis hetim, festa ultra-nacionaliste e Demiral, pritet dënimi

  • PublishedJuly 3, 2024

Demiral ishte heroi i Turqisë mbrëmë, në suksesin 1-2 ndaj Austrisë,  triumf ky që i siguroi një biletë për në çerekfinalen e Europianit. Gjithsesi, ajo që ka rënë në sy ka qenë festa e lojtarit.

Për këtë arsye, UEFA ka hapur një hetim, për shkak të mënyrës së festës së futbollistit. Demiral nuk hezitoi të bënte shenja ultra-nacionaliste, duke çuar dy gishta lart. Në ditët në vijim mund të vijë vendimi i UEFA-S, me turqit që “kryqëzojnë gishtat” për një dënim të lehtë.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net