Sun, Jul 7, 2024

Fansat “shpërthejnë” ndaj Shakirës, pas gjestit të fundit të saj

  • PublishedJuly 4, 2024

Rreth tre ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur Shakira, ka bërë një postim në rrjete sociale ku shkruante: “Shpresoj që të gjithë të kenë pasur muajin më të mirë të Krenarisë (LGBTQIA)! Gjithmonë duke mbështetur barazinë, lirinë e dashurisë dhe miqësisë!”.

Mirëpo publikimi i saj i fundit nuk i ka pëlqyer të gjithëve dhe ka bërë që ajo të humbasë ndjekësit në rrjetet e saj sociale.

Ky postim, ka ngjallur edhe zemërimin e një pjese tjetër të ndjekësve të saj që nuk mendojnë njësoj si ajo në këtë drejtim.

“Zoti im, çfarë po ndodh me botën”, “Përkrah degradimin e njerëzimit”, “Beso, lamtumirë” , “Shakira, ti ke fëmijë, analizoji gjërat si një nënë e përgjegjshme dhe promovo etikën e duhur për mbrojtjen e fëmijëve”, ishin vetëm disa nga përgjigjet më të ashpra që këngëtarja mori për foton e saj.