Mon, Nov 25, 2024

“Këtë vit pa pagesë”, ministrja Balluku zbulon detaje nga Tuneli i Llogarasë, ja sa është shpejtësia e lejuar

  • PublishedJuly 4, 2024

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku një ditë para hapjes së Tunelit të Llogarasë tregoi detaje të reja se si do të funksionojë, në një intervistë live për “Top Story” me Grida Dumën.

Balluku: Tuneli i Llogarasë do ketë një shpejtësi rreth 80 km në orë, ka edhe kthesa. Tunelët e kanë shumë të vogël limitin mbi shpejtësi. Në tunel është e patolerueshme sepse mund të krijojë aksidente, ndërsa nuk lejohen parakalimet.

Kemi bërë koordinimet me kolegun Balla për patrullimin e tunelit, është në të dyja portalet kemi dy qendra të monitorimit të trafikut, të digjitalizuara. Nëse dikur bëhej rreth dy orë e gjysëm nga Tirana, është shkurtuar më shumë se 45 minuta. Nëse i referohemi vetëm Llogarasë, që ka qenë e përshkreshme për 45 minuta, është shkurtuar më shumë se 30-35 minuta.

Të gjitha maloret dhe vështirësi që kishte si rrugë, kishte edhe një konsum të lartë automjeti. Është e padiskutueshme siguria që kemi këtu me atë në Llogara, edhe pse atje e kemi mirëmbajtur. Do të mbetet një rrugë e bukur panoramike dhe mendoj që nuk do abandonohet. Llogaraja është e bukur dhe një zonë ku familjarët pushojnë dhe turistë që duan ta shohin.

Ky tunel është dizejnuar përmes një gare, ku fitoi kompania austriake. Këtë vit kalimi do të jetë pa pagesë.



AlbaniaWeb.net