Koloneli holandez që dha jetën për shqiptarët! Historia e padëgjuar e Shqipërisë dhe Holandës, kush e donte të vdekur?
Profesori Përparim Kabo ka treguar në “Top Arena” lidhjen e hershme mes Shqipërisë dhe Holandës.
Ai tregoi se në kohën e princ Vidit, Holanda dërgoi një grup ushtarakësh për të vendosur rendin në Shqipëri, por një kolonel që e donte vendin tonë, u vra.
Përparim Kabo: Do t’ju duket pak e çuditshme, më 15 qershor të 2024 u bënë 110 nga vrasja e një oficeri holandez kolonel Tomsoni në Shqipëri, sepse konferenca e ambasadorëve kishte caktuar një grup ushtarakësh për të vendosur rendin në shqipëri kur erdhi Princ Vidi.
Tomosni u vra në rrethana shumë të çuditshme. Një irlandez e përshkruan kështu atë ditë të nxehtë. Kishte qenë në vijën e fronit dhe malësorët që luftonin kundër rebelëve i kishin kërkuar municion. Thotë zbrita poshtë për të lajmëruar për municion dhe rrugës takova dy njerëz Amelia Godin shkrimtare bavareze që jetonte në Shqipëri, shërbente si përkthyese pëe mjekët austriak dhe vullnetare në spital për të ndihmuar të plagosurit.
Bashkë me mjekun holandez thanë që kolonel Tomsoni është vrarë, jo më larg kishte qenë atje dhe e kishte takuar.
Vrasja e tij krijoji bujë të madhe. Vrasjen e tij e këndoi Fishta “vdiq duke bërtitur rrnoft mbreti rrnoft Shqypnia, nuk e doni Shqipërinë dhe e do një holandez. Shkroi edhe Noli.
Pushka që mendohet se kishte goditur tregohej nga princ Vidi dhe të gjithë habiteshin sesi ra kjo armë në dorën e princ Vidit. I bëjnë një ceremoni të varrimit të përkohshme dhe vjen vëllai për të marrë kufomën.
E pret gjithë Durrësi i shpreh ngushëllimet, i prekur tha çdo holandez do ta bënte dhe unë do të kuftoja. Në Hollandë në 17 korrik i bëhet ceremonia, mbretëria e Holandës merr pjesë me ceremoni ushtarake dhe gjithë populli e çojnë ku kishte familjen.
Atje bëhet varrimi përfundimtar dhe ish ministri i luftës mban një fjalim, “ai ra për civilizimin”, sepse ishte puna të orientohej nga Perëndimi me princ Vidin apo nga Turiqa.
Kush e donte të vrarë kolonelin, dy njerëz. Esat Pashë Toptani dhe ambasadori i Italisë.
Disa ditë para se ta vrisnin, në një shtëpi jepej sinjal me drita në një shtëpi në Rrushbuall në Durrës. Shkojnë atje dhe një person hidhet nga dritarja dhe një e arrestojnë, thotë nuk ke mandat për ta arrestuar, nuk dorëzohej ai dhe shkon çështja deri te mbreti. Të gjithë te qeverisë i luteshin lërë kërko falje.
Ai deklaroi “edhe jetën e jap për mbretin, por jo dinjitetin”
AlbaniaWeb.net