Vesa Smolica: Do të fillojë me këngë popullore
E ftuar në emisionin “Reload”, ka qenë ish-banorja e “BBV3”, Vesa Smolica.
Ajo ka folur sërish për eksperiencën në këtë reality show si dhe për projektet e tjera që do të sjellë në vijim.
Gjithashtu ajo ka bërë një deklaratë të papritur: Së shpejti do të nisë të këndojë në zhanrin popullor.
“Unë njëherë jam në atë fazën e tranzicionit sepse jam duke kaluar prej një zhanri në një zhanër tjetër. Në zhanrin e dasmave, pra me këngë popullore”, u shpreh ajo.
Këngëtarja theksoi: “Sfida më e madhe është që të gjitha këngët të duken të njëjta, por unë në Gjakovë jam rritur më këtë muzikë dhe normalisht varet nga kjo. Talent show që kam marrë pjesë më kanë ndihmuar me manovru shumë edhe me eksperimentu me zhanre. Tash jam ka du më shumë popullore, kështu po e do tregu. Ka më shumë meshkuj te muzika popullore kështu që duhet të hyjnë sa më shumë nuk ka diçka të keqe”, ka thënë mes tjerash Smolica.