Vijon zjarri në zonën poshtë Qafës së Llogarasë, rrezikohet Parku Kombëtar, kërkohet shtim i forcave zjarrfikëse
Zjarri i cili nisi rreth orëve të pasdites në zonën e fshatit Dhërmi është shuar nga zjarrfikësit si dhe me ndihmën e helikopterit Cougar, që bëri të mundur hedhjen e ujit nga ajri.
Ndërkohë vijon zjarri në zonën poshtë Qafës së Llogorasë, i ndihmuar dhe nga era që fryn nga jug lindja.
Prej katër orësh zjarrëfiksit, FA, banorë por edhe ADZM janë duke luftuar me zjarrin. Pasi bënë të mundur shuarjen në pjesën mbi fshatin Dhërmi, një tjetër vatër zjarri po rrezikon lokalet në zonën e Llogorasë.
Edhe pse po punohet për izolimin dhe shuarjen, tereni tepër i vështirë dhe era e fortë rindez sërish zjarrin, i cili po i afrohet qafës së Llogorasë por dhe pyllit me pisha.
Banorët, por dhe zjarrëfikësit kërkojnë shtimin e forcave për ta mbajtur nën kontrroll, pasi rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogorasë.
AlbaniaWeb.net