Mon, Nov 25, 2024

Ekskluzive/ “Top Arena” intervistë me gazetarin e njohur spanjoll: Futbolli në Shqipëri ka ndryshuar, favorite…

  • PublishedJuly 5, 2024

Ed Manushi ka zhvilluar për “Top Arena” një intervistë ekskluzive me gazetarin e njohur spanjoll të Cadena SER, Axel Torres.

Gazetari spanjoll u shpreh se futbolli në Shqipëri ka ndryshuar shumë viteve të fundit, teksa tregoi për librin e tij që tregon eksperiencën e udhëtimeve të tij në Ballkan.

Torres foli edhe për ndeshjen e rëndësishme mes Spanjës dhe Gjermanisë, për të cilën bëri një analizë ku tregonte edhe favoriten për fitore.

“Kam bërë një libër që përshkron udhëtimet e mia të 10 viteve në Ballkan. Veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën. E vërteta është që futbolli në Shqipëri ka ndryshuar shumë gjatë këtij udhëtimi timin.

Duket e pamundur por Shqipëria la luajtur dy Europiane të 10 viteve që unë isha atje, dhe jam shumë i kënaqur që kanë këtë zhvillim. Kam qenë shumë herë në Tiranë, do të ishte një kënaqësi të promovoja librin tim me ju në AlbaniaWeb.net.

Për sa i përket ndeshjes së nesërme, Spanja ka luajtur më mirë se Gjermania dhe të tjerët. Nëse ndeshja nuk do të luhej në gjermani mund të themi se Spanja është favorite, por faktori fushë është i rëndësishëm. Besoj do të jetë ndeshje spektakolare”, tha ai.



AlbaniaWeb.net