Sat, Nov 23, 2024

Kalciumi – 4 Alternativa më të Mira se Qumështi

  • PublishedJuly 5, 2024

Kalciumi është një nga mineralet më të nëvojshme për trupin e njeriut.

Përveç vlerave të pamohueshme për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, kalciumi mban enët e gjakut të shëndetshme dhe rregullon tensionin e gjakut.

Prej kohësh, produktet e bulmetit janë përshkruar si burimet më kryesore të  kalciumit.

Megjithatë, këto produkte nuk janë të vetmet që janë burime të pasura të këtij minerali kaq të nevojshëm për kockat dhe jo vetëm.

Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalcium në ditë (rreth tre gota qumësht në ditë) për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme.

Kalciumi, 4 Alternativa Më Të Mira Se Qumështi

Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb për ushqimet që mund të zëvendësojnë qumështin e zakonshëm  për të përfituar dozën e nevojshme ditore të kalciumit.

 Lakrat e Egra Dhe Barishtet

Dy filxhanë me gjethet e lakrave të egra përmbajnë 188 miligramë kalcium. Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo.

Brokoli dhe spinaqi janë burime të shkëlqyera të këtij minerali.

Një copë brokoli i pagatuar përmban 71 miligramë kalcium.

Një argjinare e mesme përmban 25 miligramë kalcium.

Sipas ekspertëve, trupi arrin të përthithë 40-60 përqind të kalciumit nga burime bimore, por ai ka gjithmonë nevojë të shoqërohet me vitaminën D.

Tofu

Ai përshkruhet shpesh si “djathi vegjetarian.”

Tofu është një alternativë e produkteve shtazore shumë e shëndetshme.

115 gramë tofu përmban të njëjtën sasi kalciumi sa edhe qumështi.

Bajamet

Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës.

Një sasi prej 20 bajamesh përmban 72 miligramë kalcium.

Bajamet janë gjithashtu të pasura me kalium, vitaminë E dhe hekur.

Qumështi i Orizit

Qumështi i orizit, si çdo alternativë tjetër, është i pasuruar me kalcium dhe vitaminë D e cila ndihmon dhe lehtëson përthithjen e këtij minerali nga trupi.

Një racion nga ky qumësht plotëson 30-40 përqind të dozës së nevojshme ditore të kalciumit.

Fasulet e Bardha.

Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalciumi dhe hekuri.

Një filxhan fasule përmban 191 miligramë kalcium.

Fasulet e zeza janë  gjithashtu të pasura me kalcium, kalium e minerale të tjera të nevojshme

Një gjysëm filxhani me këto fasule ofron 185 miligramë kalcium./AgroWeb.org