Penalltitë nderojnë Francën ndaj Portugalisë, Mbappe me shokë në gjysmëfinale të Europianit
Franca është kualifikuar në gjysmëfinale të Europianit, pasi eleminoi me penallti Portugalinë(120 minuta 0-0).
Skuadrat rrezikuan që në minutat e para, nga një rast për secilën skuadër, me Bruno Fernandes dhe Theo. Në të 62-tën, Maignan i mohoi golin Vitinhas. Në të 67-tën Kolo Muani shpërdoroi një rast të mirë. Pavarësisht rasteve, nuk pati gol deri në fund, me ekipet që shkuan në shtesë. As shtesa nuk prodhoi gol, Franca u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltive, në gjysmëfinale gjen Spanjën.
(J.S/)