Sun, Nov 24, 2024

Pezullim me kusht dhe gjobë, Bellingham “ia hedh paq”, UEFA toleron mesfushorin anglez

  • PublishedJuly 5, 2024

UEFA ka gjobitur Jude Bellingham me 30,000 euro dhe e ka dënuar me një ndeshje pezullim për gjestin e turpshëm që bëri pasi shënoi golin e barazimit të Anglisë kundër Sllovakisë. Te “3 luanët” mund të marrin frymë lirisht, pasi Bellingham mund të shlyejë pezullimi brenda një viti dhe jo domosdoshmërisht që në sfidën e radhës.

Kështu, trajneri Gareth Southgate,  do të jetë në gjendje të llogarisë në lojtarin e tij më të mirë, nesër kundër Zvicrës. Britanikët, do të “përplasen” me Helvetët, në një sfidë që premton spektakël.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net