ZYRTARE/ Simon Simoni ndryshon ambient, transferohet tek Inglostadt: Mundësi e madhe për karrierën
Simon Simoni është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Ingolstadt 04. 19-vjeçari, i cili para një viti e gjysmë u transferua për shifrën rekord të 1 milionë eurove nga Dinamo tek Eintracht Frankfurt, ndryshoi ambient gjatë kësaj merkatoje, por në formë huazimi për një sezon, me synimin për të fituar më shumë minuta, për t’u rritur si lojtar, në mënyrë që të rikthehet sërish tek Eintracht Frankfurt. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Simone tregoi arsyet pse vendosi të transferohet te Inglostadt:
“Për mua, kalimi te FC Ingolstadt 04 është sinonim i një mundësie të madhe për të hedhur hapin tjetër në karrierën time të re në një klub ambicioz gjerman. Pas diskutimeve shumë të mira me menaxhmentin sportiv të Schanzer, tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të gjithë mjedisin ku do luaj, në mënyrë që të shfaqemi mirë së bashku në fushë”, u shpreh Simon Simoni