Wed, Oct 9, 2024

Aksident në Velipojë-Shkodër, drejtuesja humb kontrollin, lëndohet 14-vjeçarja

  • PublishedJuly 8, 2024

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin Velipojë Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 ku drejtuesja 39-vjeçare S. K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



AlbaniaWeb.net