Tue, Nov 26, 2024

Bota e kinemasë në zi, producenti i Titanic e Avatar ndahet nga jeta

  • PublishedJuly 8, 2024

Jon Landau, producenti fitues i çmimit “Oscar” i disa prej filmave me fitimet më të larta në botë të të gjitha kohërave, duke përfshirë Titanic dhe Avatar, ka vdekur në moshën 63-vjeçare. Ai vuante prej më shumë se 1 viti nga kanceri dhe ditën e premte është ndarë nga kjo botë.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri me dije e mota, e cila nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjete sociale ka shkruajtur:

Zemra ime është thyer, por gjithashtu shpërthen nga krenaria dhe mirënjohja për jetën e tij më të jashtëzakonshme dhe dashurinë dhe dhuratat që ai më dha mua dhe të gjithë ata që e njihnin atë apo filmat e tij”, shkroi ajo.

Landau ishte djali i producentëve të “Hollywood”, Ely dhe Edie Landau dhe për një kohë ishte ekzekutiv në kompaninë e prodhimit të filmit “20th Century Fox”.

Pas lajmit për vdekjen e Landau, Cameron tha për “The Hollywood Reporter” se një producent i madh dhe një qenie e madhe njerëzore na ka lënë.

“Jon Landau besonte në ëndrrën e kinemasë. Ai besonte se filmi është forma më e mirë e artit njerëzor dhe për të bërë filma duhet së pari të jesh vetë njeriu. Ai do të mbahet mend po aq për bujarinë e tij të madhe të shpirtit, ashtu edhe për vetë filmat”, tha ai.