Tue, Oct 8, 2024

Dhjetëra persona u paraqitën me simptoma helmimi në spitalin e Bulqizës, publikohen rezultatet e analizave, Shërbimi i Epidemiologjisë: Uji i pijshëm rezulton pa baktere

  • PublishedJuly 8, 2024

Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor thotë se uji i pijshëm në Bulqizë ka rezultuar pa ndotje bakteriale dhe është i përshtatshëm për përdorim, bazuar në analizat paraprake.

Analizat u bënë pasi rreth 90 persona u paraqitën në Spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi.

“Në bashkëpunim me ISHSH Dibër, ujësjellësin Bulqizë morëm 7 mostra për analizë bakterologjike dhe nesër del rezultati i tyre.  Ditën e premte kemi dërguar 4 pika për analizim të tyre në laboratorin bakterologjik të Burrelit pasi laboranten tone e kishim me leje te zakonshme dhe në përgjigjen e tyre na është thënë se të katër mostrat nuk kishin ndotje bakterologjike”.

“Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ISHP Tiranë të cilët kanë nisur një grup pune prej 3 vetësh për një ekspertizë me të specializuar. Aktualisht në një vëzhgim paraprak të analizave të marra dje në orën 18 nuk vërejmë një tendencë për ndotje bakteriale E Coli, rezultatin e të cilës e nxjerrim pas 24 orësh. Kemi marrë dhe 6 analiza uji sot paradite të cilat do t’i futim në proces”, shkruhet në njoftimin e Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor.

Në njoftim theksohet se një ekip tjetër po merr kampione për analiza më të thelluara.



AlbaniaWeb.net