“Kadare ishte i kërcënuar në Shqipëri”, flet botuesi francez i kolosit të letrave shqipe: Erdha në Tiranë në kohën e Ramizit, këtu mund të ndodhnin…
Botimi në Francë dhe vende të tjera i “Dimrit të Madh” të Ismail Kadaresë u përshëndet si një “Iliadë dhe Odise” e botës komuniste.
Në shtypin francez për herë e më shumë po shkruheshin recensione dhe vlerësime për fenomenin “Kadare”.
Pak ditë pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, AlbaniaWeb.net ka sjellë edhe njëherë për publikun dokumentarin e realizuar për jetën e tij në 75 vjetorin e lindjes.
Në bibliotekat dhe libraritë e Francës dhe shumë vendeve të tjera nëpër raftet e tjera, librat e tij edhe si për koicidencë të emrin, rreshtohen përkrah emrave të Kafkës, Kunderës, Kazanzaqisit dhe shkrimtarëve më të njohur të botës.
Claude Durand, shtëpia botuese “Fayard”: “Mbase kjo do t’u shokojë, por unë do të thoja së pari ‘thjesht shkrimtar’, shkrimtar universal. Përcaktimi më i saktë për shkrimtarin që dikush që shkruan mbi subjekte të veçanta, vende të veçanta, një univers ndoshta shumë i ngushtë por ku kufijtë e veprës shtrihen në mbarë botën”.
Botuesi francez i Kadaresë flet edhe për kërcënimet dhe rrezikun që shkrimtarit të madh shqiptar i kanosej në Shqipëri.
“Kam ardhur dy herë në Shqipëri. Herën e parë ishte në regjimin e Ramiz Alisë për të dëshmuar që i kushtonim shumë vëmendje ne në Francë, në Europë dhe në Botë fatit të Kadaresë asaj që i ndodhte atij fizikisht. Nga që kishim përshtypjen se ai ishte i kërcënuar sidomos në një periudhë që e ndjenim se ishte periudhë tranzicioni ku mund të ndodhnin gjëra të paparashikuara”.
AlbaniaWeb.net