Zyrtarizohet te AEK-u i Athinës, Strakosha: Nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë!
Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera bën me dije se kanë firmosur deri në verën e 2029-ës me portierin e kombëtares shqiptare të futbollit.
“AEK njofton blerjen e Thomas Strakoshas. Portieri shqiptar ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2029.
Thomas Strakosa ka lindur më 19 mars 1995. Ai ka luajtur për Lazio, Salernitana dhe Brentford.
Portieri 29-vjeçar ka bërë deklaratat e para si lojtar i AEK-ut: ‘Jam shumë i lumtur që ka përfunduar transferimi im te AEK. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të vihem në dispozicion të trajnerit tim. Nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë’”-shkruhet në zyrtarizimin e Strakoshës./ Super Sport
AlbaniaWeb.net