Mon, Oct 7, 2024

“Dështim”/ Emma Roberts e zhgënjyer nga “Madame Web”, filmi vlerësohet pak

  • PublishedJuly 9, 2024

“Madame Web” është një film superhero amerikan i vitit 2024 që shfaq personazhin e Marvel Comics me të njëjtin emër. Filmi fitoi 92 milionë euro në mbarë botën dhe produksioni u përfol se kishte investuar 70 milionë euro në realizimin e filmit.

Gjithashtu ka një vlerësim të ulët prej 3.9/10 në IMDb. Emma Roberts, e cila luan Mary Parker në film, zbuloi pse beson se filmi dështoi.

“Nuk mund të parashikosh suksesin apo dështimin”, tha ajo.

Aktorja ndër të tjera theksoi: “Disa gjëra funksionojnë dhe disa gjëra jo. Të gjithë sillen sikur mund të parashikojnë nëse do të funksionojë apo jo. E vërteta është se nuk mund të parashikosh asgjë”.

Ajo shtoi se nuk ka sekrete specifike për suksesin dhe se është e rëndësishme të merret me mend koha e duhur për diçka. Gjithçka tjetër është një dëshirë dhe një lutje. Edhe pse shikuesit e filmit nuk ishin entuziastë për këtë film, Ema theksoi se i pëlqente shumë xhirimet.

“Të gjithë në film ishin të mrekullueshëm”, shtoi ajo, duke iu referuar kastit që përfshin Dakota Johnson, Sydney Sweeney, Isabela Merced, Celeste O’Connor, Mike Epps dhe Adam Scott.