Mon, Oct 7, 2024

Robert Berisha nuk përmbahet në publik, partnerja poston pamje nga pushimet

  • PublishedJuly 9, 2024

Robert Berisha prej kohësh gëzon një lidhje të shëndetshme me 23-vjeçaren, Ana Skrel, nga Ulqini.

Dyshja ka nisur pushimet teksa këto ditë të nxehta vere po i kalojnë pranë njëri-tjetrit.

Sakaq, Ana Skrel ka publikuar një moment intim, ku Berisha shihet nga pas, duke e përqafuar.

Duket se videoja u shpërnda menjëherë dhe postimi u fshi nga të dy protagonistët, një veprim që ende nuk dihet pse u bë prej tyre.

Rikujtojmë që Roberti ka qenë në një marrëdhënie me këngëtaren e njohur Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë.