Supervizori i Kombëtares në telashe, dyshohet se kreu akt me punonjësen në Dortmund
Prokuroria publike e Dortmundit, ka nisur hetimet për një shqiptar i cili sipas mediave gjermane thuhet të ketë qenë supervizor i Kombëtares Shqiptare të futbollit.
Ndaj këtij të fundit është ngritur një akuzë për abuzim seksual ndaj një punonjëse hoteli.
“Mësohet se ka pasur një sulm seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u strehua aty gjatë Kampionatit Europian. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjës hoteli dhe më pas ka kryer akte seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet më tej në shkrim.
Megjithatë prokuroria nuk ka dhënë më tepër detaje dhe deri tani s’ka asnjë urdhër arresti.