Fri, Oct 11, 2024

EMRAT/ Gjyqi ndaj Fatmir Mediut, 5 ekspertë thirren për t’u pyetur nga mbrojtja e ish-ministrit

  • PublishedJuly 10, 2024

Pesë ekspertë të thirrur nga gjykata për gjyqin kundër Fatmir Mediut do t’ju përgjigjen gjatë ditës pyetjeve të mbrojtjes për aktekspertimin ekonomiko financiar, raporton për AlbaniaWeb.net Anila Hoxha.

Ekspertët që janë në listë për të dëshmuar janë Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjes në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Ccela- financier i lartë, auditues më Ministrinë  e Financave  si edhe Mond  Hoxha- punonjës në sektor privat.



AlbaniaWeb.net