Holanda apo Anglia? Kush do shpallet finalistja e dytë e Europianit?
Dyshja e finales në Kampionatin Evropian të këtij viti do të bëhet e ditur sonte.
Pas fitores së Spanjës ndaj Francës, Holanda dhe Anglia do të luftojnë për të qenë në ndeshjen e madhe të së dielës në Berlin.
Për herë të dytë në pesë vjet, dy skuadrat takohen në gjysmëfinale, teksa “tulipanët” kishin triumfuar 3-1 në kohën shtesë në të Ligës së Kombeve në vitin 2019. Nga 8 ndeshjet e tyre, 5 kanë përfunduar në barazim pas 90 minutash.
Holandezët kërkojnë t’i japin fund ecurisë së tyre negative në gjysmëfinale, pasi janë eliminuar në 4 nga 5 herë që arritën në fazën e parafundit të një Europiani. Të vetmen herë që arritën në finale, në vitin 1988, arritën të fitonin edhe trofeun prestigjioz.
Trajneri i “tre luanëve” është shprehur i kënaqur që ka parë Luke Shaë të rikthehet nga një mungesë e gjatë dhe të hyjë si zëvendësues në ndeshjen ndaj Zvicrës, ndërsa këtë herë do të ketë në dispozicion edhe Mark Guay, i cili vuajti dënimin.
Nga ana tjetër, Koeman nuk ka mungesa dhe pritet të rreshtojë njëmbëdhjetëshen që përdori në çerekfinale kundër Turqisë, me Vaut Wehorst që pretendon një rol më “aktiv” në lojë.
Formacionet e mundshme:
HOLANDË: Verbruechen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Southen, Simmons, Reiders, Mullen, Depay, Gakpo.
ANGLI: Pickford, Walker, Stones, Gëehi, Shaë, Maino, Rice, Saka, Bellingham, Foden, Kane.
Gjyqtar: Felix Zweier (Gjermani).