Pas një ore në SPAK, Pjerin Ndreu del nga Prokuroria e Posaçme: Po hetohem për shpërdorim detyre, është proces politik…
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme ku është marrë në pyetje për një orë.
Pasi doli nga SPAK ai tha se është pyetur si person nën hetim dhe se është kallëzuar nga Partia Demokratike.
“U thirra në cilësinë e personit nën hetim. Do paraqitem gjithnjë kur të më kërkojnë të më kërkojnë t’i sqarojmë gjërat. Është një kallëzim politik, po më hetojnë për ‘shpërdorim detyre, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.
Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë.
Nuk ka lidhje as me lënien e mandatit. Ajo që kam bërë unë është detyra në shërbim të qytetarëve. Sa herë të thërrasin, do përgjigjem”, tha ai.
AlbaniaWeb.net