Thu, Nov 28, 2024

Champions League/ Egnatia humb, por shpreson te kualifikimi. Tifozeria boshnjake për turp, thirrje antishqiptare gjatë ndeshjes

  • PublishedJuly 11, 2024

Nuk nisi me sukses aventura në Champions League e kampionëve tanë të Egantias. Skuadra e Tetovës u mund në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kampioneve, teksa ka regjistruar humbje në transfertën ndaj Borac Banja Luka në Bosnjë. Por ka qenë një humbje shumë e çuditshme e përjetuar mes tensionit të thirrjeve antishqiptare dhe dy kartonëve të kuq që u dhanë për lojtarët rrogozhinas.

Që në fillim tifozeria vendase shpalosi parulla me shkrimin “Kosova është zemra e Serbisë”: dhe nuk kurseu thirrjet nacionaliste. Por në fushën e lojës Egnatia nuk e ndjeu këtë trysni, duke menduar si të mbante të paprekur portën e saj. Situata u nxeh në pjesën e dytë, sidomos pasi Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq për një faull pas pamjeve që gjyqtari pa me VAR. Tifozët vendas nisën të shtonin thirrjet antishqiptare në stadium dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes, e cila rifilloi pas 10 minutash vetëm me “ultimatumin” se do kishte braktisje të saj.

Egnatia u mundua të rezistonte dhe dukej se po ia arrinte qëllimit. Por në shtesën e takimit, një pavëmendje solli golin e avantazhit të vendasve, që tentuan me ngulm të shënonin edhe të dytin. Ndreca më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq të kësaj ndeshje, duke bërë që rrogozhinasit ta mbyllnin ndeshjen me vështirësi, por me një rezultat që gjithsesi lë të hapur mundësinë e kualifikimit.

AlbaniaWeb.net