Tue, Nov 26, 2024

Fedez shtrohet me urgjencë në spital:Më mirë të humbasësh disa njerëz sesa t’i gjesh

  • PublishedJuly 11, 2024

Fedez postoi ditën e sotme një foto teksa ndodhet i shtrirë në një shtrat spitali.

“Jam si DJ Khaled kur thotë “Një tjetër”, por me hemorragji të brendshme”, ka shkruar reperi me një status ironik, ndoshta në përpjekje për të qetësuar ndjekësit e tij.

Më pas ai vijon:

“E ke gabim nëse mendon se nuk të kam dashur kurrë. Unë do të kisha vrarë për ty, por ti më ndalove. Vrimat në stomak që bëra, për gjithë neverinë që mblodha”

Fedez më pas falenderoi mjekët dhe infermierët e Poliklinikës së Milanos, të cilët “gjetën hemorragjinë e brendshme përpara se të ishte vonë,”.

“Pikërisht në këto momente kupton se është më mirë të humbasësh disa njerëz sesa t’i gjesh”, ka shkruar Fedez.

Së fundmi, ai i është nënshtruar një gastroskopie pas humbjes masive të gjakut dhe një procedure për ta ndaluar atë. Shtatorin e kaluar, reperi u shtrua për rreth dhjetë ditë në spitalin Fatebenefratelli në Milano dhe iu nënshtrua një operacioni për hemorragji të brendshme të shkaktuar nga dy ulçera.