“Roza Lati ka kopjuar strategjinë time në BBV”/ Gazetarja injoron Olta Gixharin
Gazetarja Zhaklina Gjolla, teksa ishte e ftuar në “Top Arena”, iu përgjigj pyetjeve pikante të moderatores Alesia Bami.
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2” u shpreh se Roza Lati ka kopjuar strategjinë e saj në “Big Brother VIP 3”, ndërkohë që injoroi Olta Gixharin, e cila së fundmi është bërë nënë për herë të dytë dhe uroi vetëm motrën e aktores, Gertën.
Biseda në studio:
Alesia Bami: A është e vërtetë që je ndarë nga partneri se nuk i pëlqejnë fotot e tua në Instagram?
Zhaklina Gjolla: Është e vërtetë që Instagrami im nuk është aq interesant sa unë, por jo, nuk është e vërtetë!
Alesia Bami:E vërtetë që Roza Lati të ka kopjuar, duke përdorur startegjinë tënde në “Big Brother VIP”?
Zhaklina Gjolla: Po, e vërtetë!
Alesia Bami:A është e vërtetë qe ke uruar vetëm Gerta Gixharin që është bërë teze dhe jo Olta Gixharin që është bërë nënë?
Zhaklina Gjolla: Gerta Gixhari është bërë teze? Gjej momentin ta uroj tani, me jetë të gjatë bebit.
Gazetarja po ashtu zbuloi se në shtator do të rikthehet në ekran, por pa dhënë më shumë detaje për projektin e saj të ri.