Miss AI/ Shpallet fituesja e konkursit të bukurisë së inteligjencës artificiale
Janë shpallur për herë të parë, fituesja dhe shoqërueset e kompeticionit Miss AI. Në fillim të këtij viti, World AI Creator Awards prezantoi konkursin e parë në botë të bukurisë së inteligjencës artificiale për modelet e krijuara nga AI, Miss AI, shkruajnë mediat e huaja.
Secili gjyqtar përdori ekspertizën e tij për të vlerësuar garueset në tre kategori kryesore: realizëm, teknologji dhe ndikim social. Dhe mbretëresha dixhitale është… Kenza Layli nga Maroku, e cila mundi 1,500 vajza të tjera të krijuara nga kompjuteri për të fituar titullin.
Layli, një “aktiviste dhe influencuese” e veshur me shami, ka më shumë se 193,000 ndjekës në Instagram. Biografia e saj thotë se “përmbajtja e saj tërheqëse është e lidhur ngushtë me shoqërinë marokene” dhe se qëllimi i saj është të kontribuojë në fuqizimin e grave në Marok dhe Lindjen e Mesme.
Krijuesit e saj përdorën një mori teknologjish për të gjeneruar imazhe, video dhe audio 100% nga AI, dhe grumbulluan 5,000 dollarë para në dorë.
Layli tha në fjalimin e saj: “Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë mundësi për të përfaqësuar krijuesit e AI dhe për të mbrojtur me pasion ndikimin pozitiv të Inteligjencës Artificiale. Çmimi si Miss AI më motivon edhe më shumë të vazhdoj punën time në avancimin e teknologjisë AI”.
Nënkampionet e kompeticionit ishin Lalina nga Franca dhe Olivia C nga Portugalia. Lalina është krijuar në Paris dhe ka mbi 95,000 ndjekës në Instagram.