Finalja e Europianit, Tafaj: Ndeshje e bukur nëse anglezët tregojnë veten, Spanja me sulm të frikshëm
Finalja e madhe e Europianit sheh në skenë dy kombëtare si Anglia dhe Spanja. Për këtë takim foli Alban Tafaj, specialist futbolli, në “Euro 24” në News 24.
“Finalen do e zbukurojë fakti nëse anglezët tregojnë veten. Kampionati më i bukur në botë është ai anglez, ata janë më të mirët e momentit. Nëse ata do mund të shpalosin aftësitë e tyre, mund të dhurojnë spektakël.
Spanja ka krahë shumë të shpejtë, do tentojnë të hyjnë në qendër. Disa elementë të veçantë mund të bëjnë diferencën, përshembull Yamal” – tha ai.
(J.S/)