Tue, Nov 26, 2024

“Magji” e Alcaraz, talenti spanjoll dominon Djokovic dhe shpallet kampion i Wimbledon për vitin e dytë radhazi

  • PublishedJuly 14, 2024

Carlos Alcaraz është kampion i Wimbledon, duke mundur për vitin e dytë radhazi në finale, se4rbin Novak Djokovic.

Një finale që solli spektakël në Londër, që  u mbyll me fitoren e 21-vjeçarit spanjoll, i cili e dominoi takimin nga fillimi në fund.

Kjo finale nisi në mënyrën më të mirë të mundshme nga Alcaraz, i cili fitoi setin e parë dhe të dytë me rezultatet 6-2, 6-2.

Serbi Djokovic u duk se u zgjua vetëm në setin e tretë, që luftoi deri në fund, por furia e 21-vjeçarit spanjoll ishte e pandalshme, i cili e fitoi 7-6.

Kështu Alcaraz fiton për të dytën herë turneun e Wimbledon dhe duke shkuar në kuotën e 4 Grand Slameve, pas US Open në vitin 2022 dhe French Open që e fitoi vetëm pak muaj më parë.



AlbaniaWeb.net