Nëse finalja shkon me penallti fitojnë anglezët, kanë një saktësi prej 68%
Ndeshjet që përfundojnë me kohën shtesë, por edhe me penallti kanë qenë një trend i këtij Europiani. Shumë projeksione nuk e shmangin një gjë të tillë edhe në finalen e 14 korrikut mes Spanjës dhe Anglisë.
Por kë favorizon historia nëse fituesi i këtij turneu do të përcaktohet nga goditja e 11-metërshave? Anglia mund ta ketë mundur Spanjën me penallti në çerekfinalen e “Euro 1996”, por ajo humbi në pesë goditjet e ardhshme në të cilat u përfshi. Fitorja e “Tre luanëve” ndaj Kolumbisë në Kupën e Botës 2018 prishi mallkimin megjithëse ata humbën finalen e fundit të Europianit me penallti kundër Italisë tri vite më parë. Fitorja kundër Zvicrës fundjavën e kaluar do të thotë se ata kanë fituar dy nga tre seritë e tyre të fundit t penalltive.
Në total, Anglia ka fituar tre ndeshje me penallti dhe ka humbur shtatë, me një përqindje konvertimi prej 68%. Sa i përket Spanjës, ata kanë fituar pesë nga 11 ndeshje me penallti, duke shndërruar në gol 66% të penalltive të tyre, ndërsa janë eliminuar nga dy turnetë e fundit të mëdhenj me goditjet nga pika e bardhë.