Mon, Nov 25, 2024

A dështuan Shërbimet Sekrete të mbronin Trumpin? Eksperti në SHBA tregon për “Top Story” se pse snajperat nuk qëlluan autorin

  • PublishedJuly 15, 2024

Eksperti Adrian Shtuni, në një lidhje live për “Top Story” tregon se përse dështuan Shërbimet Sekrete të parandalojnë atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump, i cili mbeti i plagosur në veshin e djathtë dhe pse snajperat nuk qëlluan në drejtim të autorit.

Sipas tij autori nuk ishte nën shënjestrën e kundërsnjaperve pasi fushëpamja pengohej nga pemët, ndërsa thotë se problemi qëndron se pse nuk pati reagime kur të pranishmit paralajmëruan se dikush po ngjitej në ndërtesë

“Duhet të bëhet pyetje pse nuk reaguan, kur për dy minuta pati paralajmërime nga persona që ishin aty, të cilët kanë raportuar që kanë parë dikë që po ngjitej në çati dhe që kishte armë, këtu  është pikëpyetja kryesore.

Kundërsnajperi duket që po shikonte në atë drejtim, por ka pas problem me disa pemë, që mbulonin rezen e shikimit në drejtim të qitësit, ndërsa ky i fundit kishte vizion të hapur drejt shënjestrës.

Ky person nuk ka qenë amator, sepse të godasë me atë armë në një distancë të tillë, ka ditur mjaft mirë ta përdorë, ose thjesht ka qenë me fat. Një person i përbetuar për vdekje, dhe pyetja është që çfarë ideologjije ka pasur dhe a ka pasur persona të tjerë me ideologji të tillë”, tha eksperti.

Pse nuk u parandalua?

Shtuni: Perimetri ishte aq i ngushtë, një ndërtesë që duhej të ishte kontrolluar dhe mos lejohej që një person të hipte në atë nivel lartësie dhe të rrezikonte jetën e ish-Presidentit. Ka problem, por duhet të jemi të qartë për sukseset e atyre njerëzve, kanë një punë që vënë në rrezik jetën e tyre.

Si zgjidhen stafet e sigurisë dhe kush janë procedurat që shkojnë në sigurinë e tyre?

Shtuni: Shërbimet Sekrete janë të departamentit të drejtësisë, perimetri më i ngushtë rreth perimetrit të Presidentit, nuk i zgjedh vetë ai. Në disa video shfaqet një nga të sigurisë, një vajzë që me zor fut revolverin në këllëf. Ka kritika të jashtëzakonshme, ku tregohet një nga ata që ul kokën. Janë ngritur pikëpyetje nëse kanë qenë të përgatitur mjaftueshëm.



AlbaniaWeb.net